Vera e vitit 2026 ishte më vdekjeprurësja në Evropë nga temperaturat e larta, me rreth 50 mijë viktima, sipas vlerësimeve të studiuesve britanikë, raporton DW.

Sipas studimit, rreth 65 për qind e këtyre vdekjeve lidhen drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike. Hulumtimi përfshiu 854 zona urbane në 30 vende evropiane.
Gjermania ishte ndër vendet më të prekura, me rreth 16 mijë viktima nga të nxehtit, ndërsa në Britaninë e Madhe vlerësohen rreth 4.500 vdekje.
Sipas studiuesve, temperaturat gjatë verës ishin mesatarisht pesë gradë Celsius më të larta se mesatarja e periudhës 1991–2020. Rreth 6.000 nga viktimat e vlerësuara ishin nën moshën 65-vjeçare.
Ekspertët theksojnë nevojën për masa më të mëdha për t’u përballur me temperaturat në rritje, përfshirë shtimin e hapësirave të gjelbra në qytete dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




