Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars

Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars

Vera e kuqe mund të ndihmojë në ruajtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve në Mars

Një substancë që gjendet në verën e kuqe mund të ndihmojë në mbrojtjen e muskujve të astronautëve gjatë misioneve të gjata në hapësirë, përfshirë udhëtimet drejt Marsit.

Sponsor 3M Express

Bëhet fjalë për resveratrolin, një përbërës i njohur për vetitë antioksiduese, i cili sipas një studimi ka treguar rezultate premtuese në ruajtjen e masës dhe forcës muskulore.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Physiology” nga një ekip i Universitetit të Harvardit, i koordinuar nga Marie Mortreux. Eksperimentet janë kryer te kafshët e ekspozuara ndaj kushteve të gravitetit të ulët, të ngjashme me ato që mund të përjetohen në Mars.

Sipas studiuesve, udhëtimi drejt Marsit me teknologjinë aktuale zgjat rreth gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe, astronautët mund të përballen me dobësimin e muskujve dhe eshtrave, një problem i njohur edhe nga misionet e gjata në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

“Pas tri javëve të para në hapësirë, disa muskuj fillojnë të dobësohen”, ka theksuar Mortreux, duke nënvizuar rëndësinë e gjetjes së mënyrave për të zvogëluar këto efekte.

Sipas saj, ushqyerja e përshtatshme, së bashku me aktivitetin fizik, mund të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të astronautëve gjatë misioneve afatgjata.

Resveratroli ka treguar rezultate pozitive te kafshët, duke ndikuar në rritjen e muskujve përmes përmirësimit të ndjeshmërisë ndaj insulinës. Megjithatë, nevojiten studime të mëtejshme për të përcaktuar nëse këto efekte mund të vërtetohen edhe te njerëzit.

Gjetjet nuk nënkuptojnë se pirja e verës së kuqe rekomandohet për forcimin e muskujve, pasi rezultatet e eksperimenteve te kafshët nuk mund të zbatohen drejtpërdrejt te njerëzit.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Real Madridi mposht bindshëm Leipzigun

Real Madridi mposht bindshëm Leipzigun

A do të lejohen veturat me benzinë dhe naftë në BE edhe pas vitit 2035?

A do të lejohen veturat me benzinë dhe naftë në BE edhe pas vitit 2035?

Kush është miliarderi turk për shkak të të cilit Grenell është nën hetimin e Trumpit?

Kush është miliarderi turk për shkak të të cilit Grenell është nën hetimin e Trumpit?