Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas përfundimit të seancës së sotme gjyqësore në Gjykatën e Apelit, në rastin e vrasjes së motrës së tij.

Sponsor 3M Express

Ai tha se ajo që ndodhi sot nuk ishte e hijshme, duke kritikuar mbylljen e seancës.

Megjithatë, familja pret që vendimi për të akuzuarit të jetë me burgim të përjetshëm, ashtu siç kërkojnë për Naim Murselin dhe Granit Plavën, duke shpresuar që i njëjti vendim të përfshijë edhe Kushtrim Kokallën.

“Çfarë pamë ne sot në këtë seancë, nuk ishte e hijshme. Sot gjykata mundi ta thotë të vërtetën dhe t’i lirojë mediat, e të krijojë bindjen se i mbron gratë, motrat e nënat tona.

Ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin me burgim të përjetshëm dhe shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrim Kokalla”, u shpreh ai.

Ndryshe, Murseli është ankuar në Apel, duke kërkuar dënim më të butë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vëllai i Liridonës pas seancës në Apel: Vendimin me burg përjetë e presim për Naimin, Granitin dhe Kushtrim | Momenti