“Veç mos e takofsha nënën tuaj se kam me mbyt” – Kanosje, zjarrvënie e dëmtim prone në Pejë, arrestohet 39-vjeçari

“Veç mos e takofsha nënën tuaj se kam me mbyt” – Kanosje, zjarrvënie e dëmtim prone në Pejë, arrestohet 39-vjeçari

“Veç mos e takofsha nënën tuaj se kam me mbyt” – Kanosje, zjarrvënie e dëmtim prone në Pejë, arrestohet 39-vjeçari

Një grua nga Peja ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj për kërcënime serioze ndaj jetës, ndërsa sipas deklarimeve të saj, dhuna dhe frika kishin nisur shumë më herët. Ajo pretendon se ishte detyruar të largohej nga shtëpia bashkë me fëmijët, pasi ish-bashkëshorti e kishte kërcënuar se do t’ia digjte shtëpinë, gjë që dyshohet se më pas edhe kishte ndodhur, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti është raportuar më 25 tetor 2026, rreth orës 15:20, në rrugën “Hysen Hyka”, në Vitomiricë të Pejës.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është një 37-vjeçare, e identifikuar me inicialet K.M., ndërsa i dyshuari është ish-bashkëshorti i saj, V.M., 39-vjeçar.

Sipas denoncimit, kërcënimi i fundit kishte ndodhur derisa i dyshuari po komunikonte përmes telefonit me fëmijët e tyre.

“Veç mos e takofsha nënën tuaj se kam me myt e ka mi paguar të gjitha këto që m’i ka bërë”, dyshohet se kishte thënë ai gjatë bisedës.

Gruaja ka deklaruar para hetuesve se, për shkak të rrezikut që ndiente për veten dhe fëmijët, kohë më parë ishte larguar nga shtëpia.

Sipas saj, ish-bashkëshorti e kishte kërcënuar se do t’ia digjte shtëpinë, ndërsa disa ditë më vonë objekti ishte përfshirë nga zjarri, rast që ishte raportuar edhe në Polici.

Por kërcënimet e dyshuara nuk kishin përfunduar me kaq. Në shënjestër kishte përfunduar edhe shtëpia e prindërve të gruas.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, i dyshuari kishte paralajmëruar se do ta dëmtonte edhe këtë pronë, ndërsa më 26 tetor dyshohet se kishte shkuar te shtëpia e nënës së ish-bashkëshortes, ku kishte thyer xhamat e derës dhe të dritareve të ballkonit.

Lidhur me këtë incident është intervistuar edhe nëna e viktimës, 59-vjeçarja V.M., në cilësinë e palës së dëmtuar.

Pas raportimit dhe veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar 39-vjeçarin dhe e ka shoqëruar në Njësinë e Hetimeve në Stacionin Policor në Pejë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, në kontekstin e dhunës në familje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për sqarimin e rrethanave të plota.

Shënim: Identiteti i viktimave dhe i të dyshuarit është mbrojtur. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë