Vdes papritur në moshën 27-vjeçare ish-futbollisti i Grasshopperit dhe Aaraut

Vdes papritur në moshën 27-vjeçare ish-futbollisti i Grasshopperit dhe Aaraut

Vdes papritur në moshën 27-vjeçare ish-futbollisti i Grasshopperit dhe Aaraut

Futbolli liberian është tronditur nga lajmi për vdekjen e ish-kapitenit të kombëtares, Allen Njie, i cili ka ndërruar jetë në moshën vetëm 27-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sponsor 3M Express

Njie, i cili gjatë karrierës së tij ishte pjesë e disa klubeve të futbollit zviceran, përfshirë Grasshopperin dhe Aarau-n, dyshohet se u rrëzua papritur teksa po qëndronte në shoqërinë e miqve të tij.

Sipas raportimeve të portalit ganez YEN News, futbollisti u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt, por mjekët nuk arritën t’ia shpëtonin jetën. Shkaku i saktë i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

Gjatë karrierës në Zvicër, mesfushori nga Liberia regjistroi 21 paraqitje me Grasshopperin, 66 me FC Aarau dhe 16 me FC Vaduzin.

Ai ishte gjithashtu pjesë e përfaqësueses së Liberisë, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit, duke zhvilluar gjithsej 21 ndeshje ndërkombëtare.

Njie kishte qenë në qendër të vëmendjes së mediave zvicerane edhe në vitin 2020, gjatë pandemisë së COVID-19, kur kishte mbetur i bllokuar në vendlindjen e tij në Afrikën Perëndimore dhe nuk kishte mundur të kthehej me kohë te Grasshopperi.

Asokohe, drejtori sportiv i klubit, Bernard Schuiteman, kishte treguar se ishin në kontakt të vazhdueshëm me agjentin e futbollistit dhe po përpiqeshin të mundësonin kthimin e tij.

“Jam në kontakt thuajse çdo ditë me agjentin e tij. Shpresojmë në hapjen e trafikut ajror. Po bëjmë gjithçka që Alleni të kthehet”.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit, Njie iu bashkua ekipit me 51 ditë vonesë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Dyshime për mashtrim kompjuterik dhe shpëlarje parash, nga një muaj paraburgim për Arbnor Gjurecin, Zekrija Alidemën dhe Petrit Bahtirin

LEX | Dyshime për mashtrim kompjuterik dhe shpëlarje parash, nga një muaj paraburgim për Arbnor Gjurecin, Zekrija Alidemën dhe Petrit Bahtirin

Qindra mijëra persona ende pa energji elektrike pas stuhive që goditën SHBA-të

Qindra mijëra persona ende pa energji elektrike pas stuhive që goditën SHBA-të

Të paktën tetë migrantë humbin jetën në përpjekje për të arritur në Spanjë

Të paktën tetë migrantë humbin jetën në përpjekje për të arritur në Spanjë