Vdes një person në një objekt në Istog, përgjegjësi i punëtorëve ndalohet për 48 orë

Vdes një person në një objekt në Istog, përgjegjësi i punëtorëve ndalohet për 48 orë

Vdes një person në një objekt në Istog, përgjegjësi i punëtorëve ndalohet për 48 orë

Një person ka vdekur pasi është lënduar në një objekt në fshatin Dubravë të Istogut.

Siç bën të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar sot rreth orës 08:40 teksa njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit.

Sponsor 3M Express

“Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion”, u shpreh Rugova.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Ndërkaq, përgjegjësi i punëtorëve është intervistuar nga policia dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë, armë automatike dhe municion

Bastiset shtëpia e një të dyshuari në Gjakovë, konfiskohen mbi një kilogram kokainë, armë automatike dhe municion

Një grua nga Birminghami kapet në kamera duke hedhur mbeturina në kopshtin e fqinjit – në kuadër të “një fushate ngacmimi që zgjati prej vitesh”

Një grua nga Birminghami kapet në kamera duke hedhur mbeturina në kopshtin e fqinjit – në kuadër të “një fushate ngacmimi që zgjati prej vitesh”

Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor

Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor