Vazhdon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkohet drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara

Protesta kombëtare për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale po vazhdon sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, nga ora 16:00.

Sponsor 3M Express

Përmes thirrjes për pjesëmarrje, organizatorët “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist” po kërkojnë solidaritet kombëtar, duke theksuar se revolta dhe kërkesa për drejtësi po bashkojnë qytetarë nga Prishtina, Peja, Mitrovica dhe Ferizaj.

“Revoltë dhe solidaritet kombëtar, nga Prishtina në Pejë e nga Mitrovica në Ferizaj. Nuk pushojmë derisa të vihet në vend drejtësia për Arlindën e për të gjitha gratë e vrara. Shteti duhet të japë llogari”, thuhet në thirrjen për protestë, transmeton Klankosova.tv.

Protesta vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, ndërsa kërkesat kryesore janë drejtësia për viktimën, përgjegjësia institucionale dhe mbrojtja e grave nga dhuna.

Lexo edhe

Pulisic vazhdon me Milan deri në vitin 2031

Pulisic vazhdon me Milan deri në vitin 2031

Konferenca e ministrave kritikohet nga opozita, kërkohen dorëheqjet e tyre

Konferenca e ministrave kritikohet nga opozita, kërkohen dorëheqjet e tyre

Vrasja e Arlinda Zekajt, Krasniqi: Edhe kryeministri ka përgjegjësi morale

Vrasja e Arlinda Zekajt, Krasniqi: Edhe kryeministri ka përgjegjësi morale

Vazhdon protesta në sheshin “Zahir Pajaziti”, kërkohet drejtësi për Arlindën dhe të gjitha gratë e vrara | Momenti