Vazhdon protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi institucionale

Vazhdon protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi institucionale

Vazhdon protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi institucionale

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka vazhduar të shtunën protestën në Prishtinë, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Protestuesit janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti”, prej nga kanë paralajmëruar marshimin drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë së Kosovës, Prokurorisë Speciale, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që të mbahen përgjegjës të gjithë zyrtarët institucionalë që, sipas tyre, kishin informacione për rrezikun me të cilin përballej Zekaj para se të vritej.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë shpallja e femicidit si urgjencë kombëtare, si dhe dorëheqja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas protestuesve, këto kërkesa mbeten të papërmbushura, pavarësisht masave të ndërmarra nga institucionet pas rastit.

Në kuadër të këtyre masave, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje, ndërsa 11 zyrtarë policorë janë suspenduar. Masa suspendimi janë ndërmarrë edhe në sistemin prokurorial, përfshirë kryeprokuroren e Pejës dhe prokuroren e rastit.

Protesta është pjesë e mobilizimit qytetar që nisi pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor. Përveç Prishtinës, protesta janë organizuar edhe në Pejë, Mitrovicë dhe Ferizaj, me thirrje për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale në rastet e dhunës ndaj grave.

Lexo edhe

Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një kosovar, plagoset vëllai i tij

Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një kosovar, plagoset vëllai i tij

Erdogan paralajmëron për përshkallëzim në Detin e Zi: Sulmet ndaj anijeve civile nuk i shërbejnë askujt

Erdogan paralajmëron për përshkallëzim në Detin e Zi: Sulmet ndaj anijeve civile nuk i shërbejnë askujt

Mourinho ironizon kalendarin e ngjeshur të Real Madridit: Është një dhuratë e madhe, faleminderit

Mourinho ironizon kalendarin e ngjeshur të Real Madridit: Është një dhuratë e madhe, faleminderit

Vazhdon protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet përgjegjësi institucionale | Momenti