Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.

Deri më tani nuk dihet arsyeja pse Verdho ndodhet në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kjo nuk është hera e parë që shihet në dyert e SPAK.
Ai është parë edhe gjatë muajve maj, qershor, por së fundmi edhe në 8 tetor. /Tch/




