“VAR-i gaboi”, legjenda angleze thotë se Liverpoolit iu bë padrejtësi ndaj Arsenalit

“VAR-i gaboi”, legjenda angleze thotë se Liverpoolit iu bë padrejtësi ndaj Arsenalit

“VAR-i gaboi”, legjenda angleze thotë se Liverpoolit iu bë padrejtësi ndaj Arsenalit

Ian Wright ka kritikuar vendimin e VAR-it për të mos akorduar penallti në favor të Liverpoolit gjatë humbjes 1-0 ndaj Arsenalit në Anfield.

Sponsor 3M Express

Ish-futbollisti legjendar i Arsenalit beson se gjyqtarët kanë gabuar në vlerësimin e një episodi në zonën e rreptësisë, ku Jurrien Timber tërhoqi fanellën e sulmuesit Alexander Isak.

Pavarësisht protestave të futbollistëve të Liverpoolit, gjyqtari kryesor nuk tregoi nga pika e bardhë, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri për ta rishikuar vendimin.

Wright, i cili e ndoqi ndeshjen nga këndvështrimi i tifozëve të Arsenalit, pranoi se ishte i lumtur me fitoren e skuadrës së tij të zemrës, por nuk e fshehu mendimin se Liverpoolit iu mohua një penallti.

“VAR-i ka gabuar në këtë rast. Natyrisht, bëhet fjalë për ekipin tim dhe unë dëshiroj që ata të fitojnë, prandaj jam i lumtur që kanë marrë tri pikët”.

“Por, nëse do ta akordonin atë penallti, nuk do të ulesha këtu duke thënë se nuk mund ta besoj që e dhanë. Do të thosha se jam i lumtur që arritëm të merrnim një pikë”, shtoi ish-sulmuesi anglez.

Kështu, edhe pse Arsenali arriti një fitore të rëndësishme në Anfield, episodi i kontaktit mes Timberit dhe Isakut pritet të vazhdojë të diskutohet, pasi edhe një prej legjendave më të mëdha të klubit londinez pranoi se vendimi ishte në favor të skuadrës së tij./Telegrafi/

Lexo edhe

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto zona do të mbesin pa energji elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto zona do të mbesin pa energji elektrike

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

19-vjeçari voziti BMW-në me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj, nuk kishte patentë shoferi

19-vjeçari voziti BMW-në me 170 km/h në zonë urbane në Ferizaj, nuk kishte patentë shoferi