Vanessa Trump, ish-gruaja e Donald Trump Jr., njoftoi se është mirë me shëndet pas trajtimit të kancerit të gjirit.

Ajo e zbuloi këtë në një video të postuar në Instagram nga vajza e saj Kai Trump të premten, duke shënuar tetorin, Muajin e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.
Në fillim të videos, Kai shpjegoi se nëna e saj u diagnostikua me kancer të gjirit në prill. “Kjo është arsyeja pse vendosëm të ndajmë historinë e saj, si mësoi për diagnozën dhe si u shërua”, tha ajo.
Pas një segmenti të shkurtër në të cilin Dr. Nicole Saphier flet për sëmundjen, 48-vjeçarja Vanessa njoftoi lajmin e mirë. “Rezultatet janë të pastra, kështu që më në fund jam e shëndetshme”, tha ajo dhe përqafoi vajzën e saj.
Vanessa, e cila me Donald Trump Jr., i cili ka pesë fëmijë, dhe është në një lidhje me lojtarin e golfit Tiger Woods, foli publikisht për sëmundjen për herë të parë në maj, kur zbuloi se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në qershor, ajo njoftoi se po shërohej nga operacioni dhe po përgatitej për fazën tjetër të trajtimit.
Nëntëmbëdhjetëvjeçarja Kai ka folur hapur për sëmundjen e nënës së saj. Në gusht, ajo i tha Fox News se diagnoza i ka lejuar ata të kalojnë më shumë kohë së bashku.
“Për fat të mirë, kalova shumë kohë me mamin gjatë verës sepse e shoqërova në terapi. Në fund ishte mirë sepse isha me të më shumë sesa do të kisha qenë. Ishte mirë të kaloja atë kohë shtesë me të para se të shkoja në kolegj”, tha ajo në atë kohë.
Në një postim të ri, të cilin e ndau me tre milionë ndjekësit e saj, Kai shkroi se tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit dhe një kohë për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me zbulimin e hershëm, edukimin dhe mbështetjen për të prekurit. Ajo shtoi se kishte folur me nënën e saj dhe Dr. Saphier rreth betejës së nënës së saj me sëmundjen, parandalimin dhe rëndësinë e kontrolleve të hershme. /Telegrafi/




