Valdano e vlerëson Mbappen: Lider natyral, golat e tij flasin vetë

Valdano e vlerëson Mbappen: Lider natyral, golat e tij flasin vetë

Valdano e vlerëson Mbappen: Lider natyral, golat e tij flasin vetë

Ish-futbollisti Jorge Valdano, e ka cilësuar sulmuesin francez si një lider natyral, duke vënë në pah ndikimin e tij të madh brenda skuadrës madrilene.

Në një prononcim për emisionin “La Casa del Futbol”, Valdano theksoi se lidershipi mund të shfaqet në forma të ndryshme, por golashënuesit e mëdhenj kanë një ndikim të veçantë te bashkëlojtarët.

Sponsor 3M Express

“Ka liderë teknikë, emocionalë dhe socialë. Secili e ka mënyrën e vet për të udhëhequr. Një lojtar që shënon mesatarisht nga një gol për ndeshje, si mund të mos jetë lider?”, u shpreh Valdano.

Argjentinasi, i cili e njeh nga afër ambientin e Real Madridit, vlerësoi edhe inteligjencën e sulmuesit francez, duke e konsideruar atë një nga cilësitë që e bëjnë Mbappen të ketë ndikim të madh në skuadër.

“Të udhëheqësh do të thotë të kesh ndikim, ndërsa ai që shënon gola ka më shumë ndikim se kushdo tjetër. Mbappe është një person shumë inteligjent dhe udhëheq edhe pa e pasur domosdoshmërisht këtë qëllim, sepse gjithçka që bën tërheq vëmendjen e bashkëlojtarëve”, deklaroi Valdano.

Paraqitja ndaj Barcelonës e konfirmoi edhe një herë rëndësinë e Mbappes për “Los Blancos”. Sipas të dhënave të raportuara, francezi ka realizuar 14 gola dhe ka dhënë tri asistime në 13 paraqitje këtë sezon.

Tashmë, sulmuesi 27-vjeçar synon ta vazhdojë formën e shkëlqyer edhe në ndeshjet e ardhshme, teksa Real Madridi përgatitet për sfidën ndaj Racing Santanderit në kuadër të La Ligës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

Trump: Nicki Minaj ka të pasme shumë të mira, është e vështirë të mos i vëresh

Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

Videoja e Elon Musk për “Odisenë”, e krijuar me IA, bëhet objekt talljeje në internet

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Shkëlqeu me dygolësh në fitoren ndaj Dukagjinit, Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Valdano e vlerëson Mbappen: Lider natyral, golat e tij flasin vetë | Momenti