Ushtarët italianë të KFOR-it mbështesin zjarrfikësit në Pejë, u dhurojnë automjet të ri

Ushtarët italianë të KFOR-it mbështesin zjarrfikësit në Pejë, u dhurojnë automjet të ri

Ushtarët italianë të KFOR-it mbështesin zjarrfikësit në Pejë, u dhurojnë automjet të ri

Ushtarët italianë nga Ekipi për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak (CIMIC), të caktuar në kuadër të Komandës Rajonale në Perëndim (RC-W) të misionit të KFOR-it, kanë realizuar një projekt për mbështetjen e Stacionit të Zjarrfikësve në Pejë.

Sponsor 3M Express

Ceremonia e pranim-dorëzimit u drejtua nga komandanti i RC-W-së, koloneli Giuseppe De Blasi, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave (AME), Shefki Abdullahu.

Në kuadër të këtij projekti, zjarrfikësve në Pejë u është dorëzuar një automjet i ri i tipit “pickup”, i pajisur me një sistem të avancuar për shuarjen e zjarreve.

Sipas KFOR-it, automjeti i ri pritet të forcojë kapacitetet operacionale të shërbimit lokal të zjarrfikësve dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë banorët e komunës së Pejës.

Nga KFOR-i kanë theksuar se kjo nismë dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të misionit për bashkëpunim me partnerët vendorë, përmes projekteve që janë në dobi të komuniteteve lokale.

KFOR-i ka ritheksuar se këto projekte realizohen në mënyrë të paanshme dhe synojnë të sjellin përfitime për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Viktima- noterit: Nuk më ka mbet tjetër vetëm edhe jetën me ua nënshkru

Viktima- noterit: Nuk më ka mbet tjetër vetëm edhe jetën me ua nënshkru

Fabregas: Duam ta vëmë Manchester United në vështirësi

Fabregas: Duam ta vëmë Manchester United në vështirësi

Topalli: UDB-ja përdorte metoda për t’i komprometuar veprimtarët shqiptarë

Topalli: UDB-ja përdorte metoda për t’i komprometuar veprimtarët shqiptarë