Ushtarët hungarezë dhe zviceranë të KFOR-it stërviten me helikopterë në Kosovë

Ushtarët hungarezë dhe zviceranë të KFOR-it stërviten me helikopterë në Kosovë

Ushtarët hungarezë dhe zviceranë të KFOR-it stërviten me helikopterë në Kosovë

Kompania e 2-të Manovruese e Batalionit Hungarez të Rezervës Taktike të KFOR-it ka zhvilluar një stërvitje me helikopterë në Kosovë, në bashkëpunim me paqeruajtësit zviceranë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, qëllimi kryesor i ushtrimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve që kontribuojnë në misionin e udhëhequr nga NATO, si dhe ofrimi i përvojës praktike për ushtarët hungarezë në operacionet e transportit ajror.

Sponsor 3M Express

“Gjatë stërvitjes, ushtarët hungarezë mësuan dhe praktikuan procedurat për dislokim dhe operim së bashku me helikopterët transportues Super Puma të Forcave Ajrore Zvicerane”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka theksuar rëndësinë e stërvitjeve të përbashkëta ndërkombëtare për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme.

“Aktivitete të tilla janë thelbësore për mbështetjen e paqeruajtësve në detyrat e tyre të përditshme, duke rritur aftësinë e tyre për transport të shpejtë të trupave dhe ridislokim efektiv, si dhe duke siguruar bashkëpunim të pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet më tej në njoftimin e KFOR-it.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Anjeza fort e merakosur: S’di si po më sheh ai jashtë, nëse je t’u m’kqyrë…(VIDEO)

Anjeza fort e merakosur: S’di si po më sheh ai jashtë, nëse je t’u m’kqyrë…(VIDEO)

Zoja e quan ‘skuth’ banorin që e nominoi: S’më pëlqen (VIDEO)

Zoja e quan ‘skuth’ banorin që e nominoi: S’më pëlqen (VIDEO)

Këto janë nominimet e para, kush rrezikon të shkojë në televotim?

Këto janë nominimet e para, kush rrezikon të shkojë në televotim?