Urdhri mbrojtës për dy metra për Arlindën, avokati Qerkini: Absurd i llojit të vet (VIDEO)

Urdhri mbrojtës për dy metra për Arlindën, avokati Qerkini: Absurd i llojit të vet (VIDEO)

Urdhri mbrojtës për dy metra për Arlindën, avokati Qerkini: Absurd i llojit të vet (VIDEO)

Avokati Artan Qerkini ka kritikuar vendimin për urdhrin mbrojtës në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Pejë, duke e cilësuar si absurd përcaktimin e distancës prej vetëm dy metrash.

Sponsor 3M Express

Qerkini në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se një urdhër mbrojtës duhet të jetë i zbatueshëm dhe të shërbejë realisht për mbrojtjen e viktimës, e jo të lëshohet vetëm për ta përmbushur një obligim formal.

“Kur lëshohet urdhri për mbrojtje, aty ndalohet edhe dhuna verbale. Ti prej dy metrash, minimalisht, dhunë verbale mundesh me pas. Domethënë, është absurd i llojit të vet”, deklaroi Qerkini.

Ai kritikoi mënyrën se si ishte përcaktuar masa, duke theksuar se vendimet gjyqësore duhet të merren duke pasur parasysh rrezikun konkret dhe rrethanat në të cilat ndodhet viktima.

“Vendimi nuk bëhet vetëm sa për ta kryer një obligim. Gjykata e lëshoi një urdhër për mbrojtje dhe e përmbushi obligimin e vet në aspektin formal. Mirëpo, urdhri gjyqësor duhet të jetë i zbatueshëm dhe duhet të jetë në funksion të mbrojtjes, sepse është urdhër për mbrojtje”, u shpreh ai./Klankosova.tv

Lexo edhe

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Holland Taylor zbulon pse u largua nga seriali “Two and a Half Men”: Nuk më paguanin mirë

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë