Universitetet franceze takohen me studentët kosovarë, prezantojnë mundësitë e studimit në Francë

Universitetet franceze takohen me studentët kosovarë, prezantojnë mundësitë e studimit në Francë

Universitetet franceze takohen me studentët kosovarë, prezantojnë mundësitë e studimit në Francë

Përfaqësues të universiteteve franceze do të takohen me studentët kosovarë më 23 nëntor, në kuadër të Turneut të Ballkanit, në një aktivitet që do t’i kushtohet bashkëpunimit universitar ndërmjet Francës dhe Kosovës, shkruan Telegrafi.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Ambasadës së Francës në Kosovë, aktiviteti do të organizohet nga Instituti Francez në Kosovë dhe do të hapet nga ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet.

Nga ora 09:00 deri në 13:00 do të mbahet panairi i studentëve, ku të rinjtë do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit të ofruara nga universitetet franceze dhe të shkëmbejnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre rreth mundësive për të studiuar në Francë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë pasdites do të zhvillohen edhe takime institucionale ndërmjet universiteteve kosovare dhe homologëve të tyre francezë, me qëllim të shqyrtimit të mundësive të reja për bashkëpunim dhe partneritet.

“Studentët do të kenë mundësi të njihen me programet e studimit të ofruara nga universitetet franceze dhe të shkëmbejnë drejtpërdrejt me përfaqësuesit e tyre rreth mundësive për të studiuar në Francë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.

Në fund të njoftimit, Ambasada u ka drejtuar një ftesë studentëve dhe përfaqësuesve universitarë: “Studentë dhe përfaqësues universitarë, ju mirëpresim!”/Telegrafi/

Lexo edhe

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

Ky është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë, ja pista ku po hetohet

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg

Shisnin dekodera me qindra kanale pirate, dënohen 3 persona me burg