Unitedi gati ta shkarkojë Carrickun, Pochettino, Howe dhe Nagelsmann në listë

Unitedi gati ta shkarkojë Carrickun, Pochettino, Howe dhe Nagelsmann në listë

Unitedi gati ta shkarkojë Carrickun, Pochettino, Howe dhe Nagelsmann në listë

Tekniku 45-vjeçar ishte emëruar në krye të skuadrës në mënyrë të përhershme, pas paraqitjeve mbresëlënëse gjatë periudhës si trajner i përkohshëm, kur arriti ta udhëhiqte Unitedin drejt vendit të tretë në Premierligë.

Megjithatë, situata aktuale është krejtësisht ndryshe. Manchester Unitedi renditet në pozitën e 18-të, në zonën e rënies nga liga, me vetëm tetë pikë të grumbulluara në 10 ndeshjet e para të kampionatit. Kjo është nisja më e dobët e klubit në ligë në 40 vjetët e fundit.

Sponsor 3M Express

Sipas “The Athletic”, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta shkarkojnë Carrickun para udhëtimit në “Anfield”, ku më 22 nëntor Unitedi do të përballet me Liverpoolin.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për gjetjen e pasuesit të tij. Përzgjedhësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, raportohet se vlerësohet shumë nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Në listën e kandidatëve të mundshëm pritet të jenë edhe Eddie Howe dhe Julian Nagelsmann.

Megjithatë, vendimi përfundimtar për të ardhmen e Carrickut duhet të marrë miratimin e bashkëpronarit Sir Jim Ratcliffe dhe familjes Glazer, që zotëron shumicën e aksioneve të klubit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar