Unioni Evropian i Xhudos i kushton vëmendje Instagramit të Majlinda Kelmendit

Unioni Evropian i Xhudos i kushton vëmendje Instagramit të Majlinda Kelmendit

Unioni Evropian i Xhudos i kushton vëmendje Instagramit të Majlinda Kelmendit

Dhe Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar vëmendje këtij veprimi, sa që edhe e ka intervistuar ish-xhudisten e njohur, tash trajnere. 

Kelmendi ka treguar se vendimin për t’iu bashkuar rrjeteve sociale e ka marrë kryesisht nga kureshtja dhe dëshira për ta provuar këtë përvojë të re.

Sponsor 3M Express

“Për shumë vite kam qëndruar larg rrjeteve sociale, por tani jam kureshtare ta përjetoj vetë këtë përvojë dhe të shoh se ku do të më çojë”, ka thënë Kelmendi.

Ajo ka theksuar se gjithmonë e ka vlerësuar rolin e mediave në sport, por ka preferuar që vëmendjen ta përqendrojë te puna dhe rezultatet e saj, pa kërkuar famë përmes rrjeteve sociale.

“Gjithmonë kam besuar se mediat luajnë rol të rëndësishëm në sport. Ato i ndihmojnë njerëzit ta ndjekin rrugëtimin e sportistëve, i vlerësojnë sukseset dhe frymëzojnë gjeneratat e reja. Megjithatë, gjithmonë kam preferuar të përqendrohem te puna ime dhe t’i lë rezultatet të flasin vetë”, ka deklaruar ajo.

Kampionia olimpike ka treguar se në këtë hap të ri do ta ketë mbështetjen e një ekipi profesional, i cili do të kujdeset për menaxhimin e platformave të saj.

Kelmendi ka pranuar se është e emocionuar për këtë përvojë të re, ndonëse ende nuk e di saktësisht se çfarë duhet të presë. Sipas saj, një nga përparësitë kryesore të rrjeteve sociale është mundësia për të komunikuar drejtpërdrejt me njerëzit dhe për të ndarë momente nga rrugëtimi i saj.

Ajo është e vetëdijshme se prania në këto platforma sjell edhe përgjegjësi dhe kritika, por ka thënë se është e gatshme të mësojë gjatë këtij procesi.

Majlinda Kelmendi e ka ndërtuar emrin e saj në sportin ndërkombëtar shumë përpara se rrjetet sociale të bëheshin pjesë e përditshmërisë së sportistëve. Tash, dhjetë vjet pas medaljes së artë në Rio de Janeiro, ajo ka vendosur të krijojë një mënyrë të re komunikimi me publikun.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Elijona i jep ‘mësim’ banores së re duke thumbuar Benitën: Me dhëmbë, njerëzit kanë fitu famë

Elijona i jep ‘mësim’ banores së re duke thumbuar Benitën: Me dhëmbë, njerëzit kanë fitu famë

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?