UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

UNESCO: Arkiva audiovizuale, dritarja juaj drejt botës

Tema e këtij viti për Ditën Botërore është “Dritarja juaj drejt botës”, duke vënë në pah rolin thelbësor të trashëgimisë audiovizive në marrëdhëniet dhe mirëkuptimin mes shoqërive anembanë botës.

Në një komunikatë të UNESCO-s, thuhet se, “arkivat audiovizuale rrëfejnë histori rreth jetëve dhe kulturave të njerëzve nga e gjithë bota. Ato përbëjnë një trashëgimi të paçmueshme, e cila është një pohim i kujtesës sonë kolektive dhe një burim i vlefshëm dijeje, pasi pasqyrojnë diversitetin kulturor, shoqëror dhe gjuhësor të komuniteteve tona”.

Sponsor 3M Express

Ruajtja e kësaj trashëgimie dhe garantimi që ajo të mbetet e prekshme për publikun dhe brezat e ardhshëm, është një qëllim jetik për të gjitha institucionet e kujtesës, si dhe për publikun e gjerë. Arkivat e UNESCO-s kanë nisur projektin “Digjitalizimi i historisë sonë të përbashkët në UNESCO” pikërisht me këtë qëllim.

Në këtë mënyrë, kjo ditë shërben gjithashtu si një mundësi që shtetet anëtare të UNESCO-s të vlerësojnë arritjet e tyre në zbatimin e “Rekomandimit të vitit 2015 mbi Ruajtjen dhe Qasjen në Trashëgiminë Dokumentare, përfshirë edhe në formë digjitale”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar