Ukraina thotë se ndërprerjet e Starlinkut po ndihmojnë Rusinë, emisarët amerikanë takohen me Putinin

Ukraina thotë se ndërprerjet e Starlinkut po ndihmojnë Rusinë, emisarët amerikanë takohen me Putinin

Ukraina thotë se ndërprerjet e Starlinkut po ndihmojnë Rusinë, emisarët amerikanë takohen me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se ushtria ukrainase po përballet sërish me kufizime sistematike në shërbimin satelitor ushtarak Starshield, duke vështirësuar përgjimin e dronëve rusë me motorë reaktivë.

Deklarata e Zelenskyt vjen në kohën kur emisarët amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, janë takuar në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, një ditë pas përfundimit të bisedimeve të fundit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, të mbajtura në Abu Dhabi.

Sponsor 3M Express

Duke folur para liderëve evropianë në Dublin, Zelensky ka thënë se Ukraina po përpiqet ta zgjidhë çështjen e ndërprerjeve të shërbimit Starlink me palën amerikane.

Ai ka paralajmëruar se nëse dikush në SHBA merr vendime që praktikisht e trajtojnë territorin ukrainas sikur të mos ishte territor i Ukrainës, kjo tregon drejtimin në të cilin po zhvillohen ngjarjet.

“Disa gjëra tashmë janë të qarta”, ka thënë Zelensky, pa dhënë hollësi të tjera.

Starshield është zhvilluar nga kompania SpaceX e Elon Musk për përdorim qeveritar dhe ushtarak. Së bashku me Starlinkun, ky shërbim ka rol të rëndësishëm në komunikimet në vijën e frontit në Ukrainë.

Një problem i ngjashëm me lidhjen kishte prekur frontin në fund të tetorit dhe kishte zgjatur rreth një javë, para se të zgjidhej. Megjithatë, në atë kohë nuk ishte bërë e qartë se kush kishte urdhëruar kufizimet e përkohshme, pasi zyrtarët amerikanë dhe SpaceX kishin dhënë shpjegime të ndryshme.

Sipas Zelenskyt, ndërprerja aktuale ka vazhduar për disa ditë dhe po i ndihmon Rusisë të vrasë më shumë ukrainas dhe të kryejë sulme më të sakta ndaj Ukrainës.

Ndërkohë, emisarët amerikanë Kushner dhe Witkoff janë takuar me Putinin në Kremlin, ku presidenti rus është shoqëruar nga tre këshilltarë të lartë.

Gjatë takimit, Putin u ka kërkuar emisarëve amerikanë që t’i përcjellin mirënjohjen e tij zonjës së parë amerikane, Melania Trump, për përfshirjen e saj në armëpushimin e muajit të kaluar në rajonin e Hersonit, i cili mundësoi evakuimin e qindra civilëve nga qyteti i pushtuar i Oleshky.

Po ashtu, presidenti rus ka propozuar një armëpushim të ngjashëm pesëditor për qytetin Kostjantinivka, në rajonin e Donjeckut, ku po zhvillohen luftime.

Kievi konteston pretendimet se Rusia e kontrollon plotësisht këtë qytet. Këshilltari presidencial ukrainas, Dmitry Lytvyn, ka shprehur dyshime për qëllimet e Moskës, duke kujtuar se gjatë operacionit humanitar në Oleshky, sipas tij, trupat ruse kishin sjellë pajisje dhe kishin kryer rotacion të forcave.

Ai ka thënë se hollësitë e propozimit për Kostjantinivkën duhet të sqarohen.

Takimet e ndara me presidentët rus dhe ukrainas u njoftuan të mërkurën, pas dy ditësh bisedimesh në Abu Dhabi, ku në fokus ishte edhe arkitektura e sigurisë së Evropës pas luftës.

Ndërkohë, Moska vazhdon të kundërshtojë praninë e trupave të huaja në Ukrainë. Putin ka përsëritur se një prani e tillë është e papranueshme për Rusinë.

Emisarët amerikanë pritet të udhëtojnë edhe në Dublin, ku do të takohen me presidentin ukrainas Zelensky.

Jared Kushner ka thënë se së bashku me Witkoffin do t’i kërkojnë Putinit miratimin për përfshirjen e përfaqësuesve evropianë në bisedimet e ardhshme, veçanërisht për çështjet që lidhen me të ardhmen e sigurisë evropiane.

Kushner i ka bërë thirrje gjithashtu Evropës që të caktojë një përfaqësues të vetëm për të folur në emër të saj në negociata, ide të cilës Rusia i është kundërvënë, duke e konsideruar mbështetjen evropiane për Kievin si pengesë për procesin.

Shefi i delegacionit rus në bisedimet e Abu Dhabit, Vladimir Medinsky, ka deklaruar se palët janë afruar më shumë drejt arritjes së paqes, por ka shtuar se shumëçka varet nga pozicioni i Ukrainës, SHBA-së dhe Evropës.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Gjakova pranohet si anëtare e Ligës së Qyteteve Historike, anëtarësimi zyrtarizohet në Japoni

Gjakova pranohet si anëtare e Ligës së Qyteteve Historike, anëtarësimi zyrtarizohet në Japoni

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

“Është tejet e rëndësishme”, Kurti pas takimit me sekretarin e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës

Kosova zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Izraelin

Kosova zhvillon stërvitjen e parafundit para ndeshjes me Izraelin