Një vajzë tetëvjeçare ka mbetur e lënduar rëndë pasi është sulmuar nga të paktën një ujk brenda hapësirës së kafshëve në një kopsht zoologjik në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën gjatë një aktiviteti të organizuar për fëmijë në Parkun e Kafshëve të Egra “Johannismühle”, në jug të Berlinit.
Sipas zyrtarëve të distriktit Teltow-Fläming, vajza është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në momentin e sulmit, brenda hapësirës së ujqërve të Arktikut ndodheshin edhe dy vajza të tjera. Një punonjës i kopshtit zoologjik ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar që edhe ato të sulmoheshin.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në atë moment ujqërve po u jepej ujë.
Pas incidentit, kopshti zoologjik është mbyllur deri në një njoftim të dytë, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Ky incident vjen disa muaj pas një rasti tjetër në Hamburg, ku një ujk kafshoi një grua në një zonë tregtare.
Sipas autoriteteve, ai besohet të ketë qenë sulmi i parë i këtij lloji që nga rikthimi i ujqërve në Gjermani në vitin 1998.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




