Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës

Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës

Uji tejkalon standardet e lejuara, ndalohet përdorimi për pije në dy zona të Gjakovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji në zonat e furnizimit në Gërqinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, pasi analizat e mostrave kanë evidentuar turbullirë mbi kufijtë e lejuar për konsum.

Sponsor 3M Express

Përmes një njoftimi, KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se në Gërqinë është evidentuar edhe një problem tjetër, pasi ndërprerjet e herëpashershme të energjisë elektrike kanë ndikuar në stabilitetin e procesit të dezinfektimit të ujit në rezervuar.

Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve në këto dy zona që të mos e përdorin ujin për pije deri në stabilizimin e plotë të gjendjes dhe publikimin e një njoftimi të ri.

Ndërkohë, ekipet e ujësjellësit janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit, me qëllim të rikthimit të furnizimit të rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rudina e ashpër me veprimet e banorëve: Skandaloze dhe e frikshme!

Rudina e ashpër me veprimet e banorëve: Skandaloze dhe e frikshme!

Era e fortë dëmton rrjetin elektrik në Bregun e Zi të Lipjanit, banorët ndihen të rrezikuar (VIDEO)

Era e fortë dëmton rrjetin elektrik në Bregun e Zi të Lipjanit, banorët ndihen të rrezikuar (VIDEO)

Fuego çohet në këmbë, kërkon banorëve ta mbyllin temën e banjës: Marre, kemi mbi 1B shikime

Fuego çohet në këmbë, kërkon banorëve ta mbyllin temën e banjës: Marre, kemi mbi 1B shikime