U shtirën si të sëmura për para, këto janë mashtrimet që morën vëmendjen e botës

U shtirën si të sëmura për para, këto janë mashtrimet që morën vëmendjen e botës

U shtirën si të sëmura për para, këto janë mashtrimet që morën vëmendjen e botës

Dhimbja dhe sëmundjet, që zakonisht zgjojnë solidaritetin dhe zemërgjerësinë e njerëzve, jo rrallëherë janë kthyer në mjet mashtrimi e përfitimi financiar.

Sponsor 3M Express

Nga kanceri i rremë te diagnozat e sajuara dhe trajtimet që nuk kanë ekzistuar kurrë, ka raste të ndryshme nëpër botë, ku mashtruesit kanë arritur të bindin qindra njerëz t’u dhurojnë para.

Disa prej këtyre historive përfunduan në gjykatë, me dënime me burgim dhe shuma të mëdha parash që duhej të ktheheshin, transmeton Klankosova.tv

Amanda Riley në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ajo pretendonte se vuante nga limfoma Hodgkin, ndërsa përmes rrjeteve sociale kërkonte donacione për trajtim. Sipas raportimeve, Riley falsifikonte dokumente mjekësore dhe madje rruante kokën për ta bërë historinë më bindëse, duke grumbulluar kështu 105.513 dollarë nga 349 donatorë. Për pasojë, ajo ishte dënuar me pesë vjet burgim.

Madison Russo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Në moshën 19-vjeçare, ajo pretendonte se vuante nga kanceri i pankreasit, leukemia dhe një tumor i madh në shtyllën kurrizore. Përmes TikTok-ut dhe platformave të tjera publikonte fotografi e rrëfime për gjendjen e saj shëndetësore, duke kërkuar ndihmë financiare. Mbi 400 persona i dhuruan rreth 39 mijë dollarë. Ajo u shpall fajtore dhe u dënua me 10 vjet burgim me kusht, tri vjet mbikëqyrje dhe detyrim për kompensimin e viktimave.

Jennifer Flynn Cataldo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ajo pretendonte se vuante nga kanceri terminal dhe se i kishin mbetur vetëm pak kohë për të jetuar. Përmes GoFundMe, rrjeteve sociale dhe kërkesave drejtuar familjarëve e miqve, grumbulloi 264.163 dollarë. Madje raportohet se kishte hapur një fushatë për të realizuar një udhëtim në Disneyland me fëmijën e saj, para se të vdiste. Në vitin 2017 u dënua me mbi 25 muaj burgim.

Vedoutie Hoobraj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Edhe kjo grua pretendonte se vuante nga leukemia në fazë terminale dhe se mjekët i kishin dhënë vetëm 18 muaj jetë. Përmes dy fushatave në GoFundMe, një aktiviteti për mbledhjen e fondeve dhe donacioneve të drejtpërdrejta, përfitoi mbi 50 mijë dollarë nga më shumë se 400 persona. Për ta mbështetur mashtrimin, falsifikoi edhe rezultatet e analizave mjekësore. Në vitin 2018, ajo u dënua me dy vjet burgim, transmeton Klankosova.tv

Belle Gibson në Australi

Ajo ndërtoi një biznes të tërë duke pretenduar se vuante nga kanceri në tru, por se po e luftonte sëmundjen përmes ushqimit dhe terapive alternative. Gibson thuhet se publikoi një aplikacion dhe libër me këshilla ushqimore, ndërsa premtonte se një pjesë e të ardhurave do t’i dhuronte për bamirësi. Më vonë u zbulua se pretendimet për sëmundjen dhe donacionet nuk ishin të vërteta. Në vitin 2017, gjykata e gjobiti me 410 mijë dollarë australianë.

Lucy Wieland në Australi

Edhe në këtë rast, gruaja në fjalë pretendonte se vuante nga kanceri terminal i vezoreve dhe publikonte në rrjete sociale fotografi e përditësime për trajtimet e supozuara. Përmes kësaj historie arriti të grumbullojë rreth 55 mijë dollarë nga njerëzit që dëshironin ta ndihmonin. Por në vitin 2020 u dënua me dy vjet burgim.

Për një rast të tillë në Kosovë, tashmë ka nisur hetimi nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj Endrit Azemit, i cili grumbulloi 189 mijë euro, duke mashtruar se ka qenë i sëmurë. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Sulm kibernetik ndaj La Ligës: Hakerët vjedhin të dhënat e tifozëve dhe informacionet e klubeve

Sulm kibernetik ndaj La Ligës: Hakerët vjedhin të dhënat e tifozëve dhe informacionet e klubeve

Përlotet Limaj nga foto e Krasniqit në përqafim me të birin: Shumë e rëndë…

Përlotet Limaj nga foto e Krasniqit në përqafim me të birin: Shumë e rëndë…

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash