U raportua e zhdukur bashkë me foshnjën 9-muajshe në Prizren – Policia e gjen 21-vjeçaren, zbulohet ku kishte shkuar

Një 21-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia së bashku me vajzën e saj 9-muajshe, është lokalizuar nga Policia. Familjarët nuk kishin informacione për vendndodhjen e saj dhe nuk kishin arritur ta kontaktonin në telefon, por hetimet kanë zbuluar se e reja ishte kthyer te bashkëshorti i saj, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Rasti ishte raportuar më 19 nëntor në Stacionin Policor në Prizren, pasi e reja ishte larguar nga shtëpia rreth orës 13:30 dhe nuk kishte dhënë informacione për vendndodhjen e saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për G.B, rreth 21 vjeçe, ndërsa denoncimi ishte bërë nga nëna e saj, Fikrije Fazliu Berisha.

Nëna kishte deklaruar se vajza ishte larguar nga shtëpia duke marrë me vete edhe foshnjën e saj 9-muajshe.

E shqetësuar për mungesën e kontaktit, ajo kishte tentuar ta telefononte, por e reja nuk ishte përgjigjur.

Gjatë raportimit, nëna kishte shprehur dyshimin se vajza mund të kishte shkuar te ish-bashkëshorti i saj në Pejë.

Pas denoncimit, Policia kishte iniciuar rastin “Person i zhdukur” dhe kishte nisur veprimet për gjetjen e saj.

Hetuesit rajonalë të Prizrenit, në bashkëpunim me njësinë e hetimeve në Fushë Kosovë, kanë arritur ta lokalizojnë të renë.

Pas intervistimit, është sqaruar se ajo nuk ishte e zhdukur, por ishte kthyer te bashkëshorti i saj, me të cilin ka edhe një fëmijë.

Për zhvillimet e reja janë njoftuar Prokuroria e Shtetit dhe familjarët e saj.

Kështu, rasti i raportuar si zhdukje është sqaruar pas lokalizimit dhe intervistimit të 21-vjeçares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë

Gjykata Speciale konfirmon kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë

Aria Tamniku, 9-vjeçarja nga Kosova që shkëlqeu në Mozarthaus Vienna

Aria Tamniku, 9-vjeçarja nga Kosova që shkëlqeu në Mozarthaus Vienna

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni një 18-vjeçare është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës

Mjekët bëjnë thirrje për vaksinim kundër HPV-së, në Maqedoni një 18-vjeçare është diagnostikuar me kancer të qafës së mitrës