U qëllua me plumb gome në sy, Vishkulli: Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë

U qëllua me plumb gome në sy, Vishkulli: Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë

U qëllua me plumb gome në sy, Vishkulli: Isha 30 metra larg efektivëve, nuk po bëja asgjë

Erjon Vishkulli ka rrëfyer për herë të parë momentin kur u plagos në syrin e majtë nga një plumb gome gjatë protestës. Ai tregon se ndodhej rreth 30 metra larg policisë, kur ndjeu një goditje të fortë, bëri dy hapa dhe u rrëzua në tokë. “Shkova të takoja shokët dhe do të ikja. Kisha hequr maskën e oksigjenit dhe në atë moment takova një shok gazetar. I kisha diku 30 metra larg policët, pa asnjë reagim, pa asgjë. Vetëm kur më vjen një goditje, eca rreth dy metra dhe rashë në tokë”, rrëfen ai.

Sponsor 3M Express

Pas plagosjes, Erjoni thotë se ishte vetëm pjesërisht i vetëdijshëm, ndërsa një shok e ndihmoi duke e transportuar me makinë. Plumbi i gomës ndodhet ende në syrin e tij të majtë, ndërsa dhimbjet dhe pasiguria për rikuperimin e shikimit mbeten shqetësimi kryesor. “Vazhdoj ta kem ende plumbin e gomës në sy. Nuk e di tani të them se sa i lartë është rreziku, por e lehtë nuk është, sepse kam shumë dhimbje”, u shpreh Vishkulli, raporton JOQ Albania.

Është siguruar transporti i Erjonit drejt një spitali në Romë, ku pritet të marrë trajtim më të specializuar mjekësor. Ndërsa mjekët do të vlerësojnë gjendjen e syrit dhe mundësitë për ndërhyrje, shpresa për të ruajtur shikimin mbetet e vetmja siguri në këtë moment të vështirë. Në fund të dëshmisë së tij, mes dhimbjes dhe pasigurisë për të ardhmen, Erjoni përcolli një mesazh të shkurtër: “Vetëm fitore”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Unazë nga Leo, a po vjen një hap i ri për Lelën? (VIDEO)

Unazë nga Leo, a po vjen një hap i ri për Lelën? (VIDEO)

“Në mbrëmje nuk janë kthyer” – Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)

“Në mbrëmje nuk janë kthyer” – Time Kadriaj prek me rrëfimin e saj (VIDEO)