U përpoq të hynte në një qendër telefonike që pretendohet se i përket SNS-së, ata e bllokuan derën dhe i pamundësuan qasjen gazetares

Pas një njoftimi nga qytetarët, një ekip i N1 vizitoi rrugën “Skadarska” nr. 51 në Beograd – një vend që dyshohet se shërben si qendër telefonike (call center) për Partinë Përparimtare Serbe (SNS), nga ku pretendohet se ushtrohet presion mbi votuesit. Gazetares iu ndalua hyrja në ambientet e objektit.

Sponsor 3M Express

“Tani do të filmojmë për të parë se çfarë po ndodh. Do të përpiqemi të hyjmë brenda. Ditën e mirë, jemi nga Televizioni N1 – a mund të hyjmë?” pyeti gazetarja, por kërkesa iu refuzua.

Pamjet tregojnë persona brenda objektit duke bllokuar derën dhe më pas duke ulur grilat e dritareve, transmeton Telegrafi.

Qytetarët dyshojnë se nga ky vend ushtrohet presion mbi votuesit, transmeton Telegrafi.

“Pse nuk mund të hyjmë brenda? Pse? Ne thjesht duam të shohim se çfarë po ndodh këtu. Shohim se keni disa lista; shoh lista mbi tavolina, shoh gjithashtu sjellje tejet agresive. Po i mbyllin dyert, po ulin grilat, por shohim blloqe shënimesh mbi tavolinë, shohim pije dhe ushqim. Ja, disa persona të veshur me të zeza po na pengojnë pamjen”, tha gazetarja.

“Grilat po ulen. Ka dyshime të qarta se këtu ndodhen lista. Nuk mund ta themi me siguri, por pashë se po kryheshin telefonata dhe – supozojmë, bazuar edhe në raportimet e qytetarëve – se po ushtrohet presion mbi votuesit,” vazhdoi ajo.

“Kjo grilë e ulur është dëshmi për këtë. Nuk na lejuan të hyjmë, na shtynë, dhe pikërisht te hyrja, disa persona – të cilët supozojmë se janë sigurim privat – qëndruan para derës dhe na e bllokuan hyrjen, e rrjedhimisht edhe pamjen, në mënyrë që të mos mund të raportonim për atë që po ndodh në këtë ambient; një vend që, sipas qytetarëve, është selia e SNS-së dhe ku dyshohet se ushtrohet presion ndaj votuesve”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Drita triumfon bindshëm ndaj Prishtinës, fiton me rezultat 0-3

Drita triumfon bindshëm ndaj Prishtinës, fiton me rezultat 0-3

Hapen votimet në Brazil, Lula da Silva dhe Flavio Bolsonaro përballen në balotazh

Hapen votimet në Brazil, Lula da Silva dhe Flavio Bolsonaro përballen në balotazh

Protestuesit djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë në Tiranë

Protestuesit djegin karriget e dialogut para Kryeministrisë në Tiranë

U përpoq të hynte në një qendër telefonike që pretendohet se i përket SNS-së, ata e bllokuan derën dhe i pamundësuan qasjen gazetares | Momenti