Humbja në “El Clásico” përballë Real Madridit nuk ishte e keqja e vetme për Barcelonën, pasi klubi katalanas ka marrë një tjetër lajm negativ nga infermieria.

Mbrojtësi Xavi Espart pësoi një lëndim gjatë përballjes së mbrëmshme, duke u detyruar të braktisë fushën e blertë para kohe, që në pjesën e parë të takimit, transmeton Klankosova.tv.
🚨🚨 OFFICIEL ! Xavi ESPART 🇪🇸 sera ABSENT environ 7 SEMAINES !!! 🤕
Le jeune joueur du Barça souffre d’une lésion à la syndesmose de la cheville droite.
🗞️ communiqué officiel pic.twitter.com/6kZPmqXfQL
— Actu Foot (@ActuFoot_) October 26, 2026
Sipas ekzaminimeve të para mjekësore, futbollisti ka dëmtuar këmbën e djathtë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave për më shumë se shtatë javë, duke lënë një boshllëk të konsiderueshëm në repartin defensiv për sfidat e ardhshme.




