U komentua për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, flet Benita Zena

U komentua për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, flet Benita Zena

U komentua për fustanin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, flet Benita Zena

Një mbrëmje e veçantë ka qenë ajo e djeshmja për Kushtrim Kelanin dhe Aurora Rrustën, dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, të cilët i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Sponsor 3M Express

Çifti mblodhi në një prej ditëve më të rëndësishme të tyre familjarë, miq dhe emra të njohur të ekranit, mes të cilëve edhe disa prej ish-banorëve të BBVK-së.

Një prej personazheve që tërhoqi vëmendje ishte Benita Zena, e cila mbërriti në dasmë me një Rolls-Royce, duke u komentuar që në momentet e para të mbrëmjes.

Foto: YouTube

Në qendër të vëmendjes ishte edhe veshja e saj.

E pyetur nga “Prive by Liberta Spahiu” nëse kishte zgjedhur ngjyrën e duhur për një dasmë, Benita sqaroi se fustani i saj ishte në nuancën “baby blue” (kaltër), duke thënë se nuk mendon se ka shkelur ndonjë rregull me paraqitjen.

Por intervista mori një tjetër drejtim kur Benita u pyet për Klodin, me të cilin kishte pasur raport gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.

Ish-banorja zgjodhi të mos komentojë për të dhe me humor deklaroi se ka harruar shumicën e ish-banorëve të formatit. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe

Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

Hasani: Gjyqtari dhe prokurorja legjitimuan një veprim të paligjshëm, të trajtohen së paku për përgjegjësi disiplinore

LIVE| Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

LIVE| Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton për Kosovën

Nga “vrima e ndyrë” te “vrima idiote”, pse disa vende në Zvicër kanë emra të pazakontë?

Nga “vrima e ndyrë” te “vrima idiote”, pse disa vende në Zvicër kanë emra të pazakontë?