U godit me plumb gome në sy në protestë, Bes Kallaku reagon për mikun e plagosur: Një nga djemtë më të mirë që kam njohur

Aktori i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka reaguar pas plagosjes së 28-vjeçarit Erjon Vishkulli gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Instagram, Kallaku ka bërë të ditur se Vishkulli është mik i tij i afërt, duke shprehur shqetësimin për gjendjen shëndetësore të tij.

Aktori e ka përshkruar të riun si një nga djemtë më të mirë që ka njohur, ndërsa ka theksuar se ai kishte marrë pjesë në protestë për bindjet dhe vlerat e tij patriotike.

Erjon Vishkulli, 28-vjeçar, sipas raportimeve, pësoi dëmtime të rënda në sy, pasi dyshohet se u godit nga një plumb gome gjatë përplasjeve në protestë.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, pretendimet se i riu mund ta ketë humbur syrin nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Vishkulli ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por vijon ekzaminimet dhe trajtimin mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë

Çmimet e ushqimeve në Kosovë dhe Evropë – ku janë më të shtrenjta dhe pse?

Çmimet e ushqimeve në Kosovë dhe Evropë – ku janë më të shtrenjta dhe pse?

U godit me plumb gome në sy në protestë, Bes Kallaku reagon për mikun e plagosur: Një nga djemtë më të mirë që kam njohur | Momenti