Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dhënë detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u godit me plumb gome në sy gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Shehaj ka bërë të ditur se Vishkulli i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe se do të ketë nevojë edhe për një operacion tjetër.
“U informova te Trauma si është gjendja e Erjonit, 28-vjeçarit që policia e goditi pabesisht me plumb gome në sy. Takova mjekët dhe familjarët. Erjoni i është nënshtruar një operacioni, do të ketë nevojë edhe për një tjetër. Përgjegjësit e kësaj dhune do të japin llogari para ligjit, me Edi Ramën në krye”, ka deklaruar Shehaj.
Vishkulli u lëndua gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar, ku pas goditjes në sy, protestuesit u përpoqën t’i japin ndihmën e parë.
Ngjarja ka nxitur reagime dhe mesazhe solidariteti nga figura të njohura, veçanërisht për shkak të rolit të tij si drejtues i tifo-grupit të Kombëtares shqiptare të futbollit.
Gjendja e tij shëndetësore dhe ecuria e trajtimit mbeten në vëmendje, ndërsa pritet të shihet rezultati i ndërhyrjeve kirurgjikale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali



