U gjetën bashkë në një banesë në Lipjan, Gjykata merr vendim për 18-vjeçarin – nuk guxon t’i afrohet 15-vjeçares

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka marrë vendim për ndalimin e afrimit ndaj një 18-vjeçari që po hetohet për bashkëjetesë me një vajzë 15-vjeçare. I riu ishte arrestuar pasi Policia e kishte gjetur së bashku me të miturën në një banesë në Lipjan, pas raportimit të familjes për largimin e saj nga shtëpia, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për E.G. 18 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata ka shqiptuar më 12 nëntor masën e ndalimit për t’iu afruar personit dhe vendit të caktuar.

Me këtë vendim, të dyshuarit i ndalohet t’i afrohet 15-vjeçares R.S., në çfarëdo ambienti, si dhe të shkojë pranë shtëpisë së saj.

Rasti kishte nisur më 30 shtator, kur Policia, pas pranimit të informacioneve për një bashkëjetesë të dyshuar me një person nën moshën 16-vjeçare, kishte shoqëruar në stacion të riun dhe vajzën e mitur.

Gjatë intervistimit në prani të prindit, vajza kishte deklaruar se prej disa muajsh bashkëjetonte me të dashurin me dëshirën e saj dhe me pajtimin e prindërve të të dy palëve.

Pas veprimeve fillestare, i dyshuari ishte liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e mitura ishte kthyer te familja.

Por më 7 nëntor, familja kishte raportuar se vajza ishte larguar sërish nga shtëpia dhe dyshohej se kishte shkuar te i njëjti person.

Tri ditë më vonë, më 10 nëntor, hetuesit kishin lokalizuar të dy në një banesë në Lipjan.

I dyshuari ishte arrestuar dhe, pas intervistimit, ishte ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorisë, ndërsa vajza u ishte dorëzuar prindërve.

Rasti po trajtohet për veprën penale “Bashkëjetesa me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare”, ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës ia ndalon të dyshuarit afrimin ndaj të miturës dhe banesës së saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Perez nuk dorëzohet për transferimin e Olises, përgatit goditjen e madhe për vitin 2027

Perez nuk dorëzohet për transferimin e Olises, përgatit goditjen e madhe për vitin 2027

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Problemet me qasje në Microsoft, AKSK u bën thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar

Ekskluzive | Dyshohet se kërcënoi Ramiz Lladrovcin në sallën e gjyqit – Policia e shpalli në kërkim, kapet në Aeroportin e Prishtinës

Ekskluzive | Dyshohet se kërcënoi Ramiz Lladrovcin në sallën e gjyqit – Policia e shpalli në kërkim, kapet në Aeroportin e Prishtinës