U bë problem politik mes Qeverisë Kurti e pushtetit të LDK-së në Prishtinë, flet autori i mozaikut për Nënë Terezen

Don Dominik Kukeli, autori i mozaikut kushtuar Nënë Terezës, ka publikuar një shkrim të gjatë për veprën artistike, e cila ditëve të fundit u bë objekt i një përplasjeje mes Komunës së Prishtinës dhe institucioneve të nivelit qendror.

Sponsor 3M Express

Kukeli, përmes një postimi në Facebook, ka treguar hollësi për realizimin e mozaikut, duke bërë të ditur se ai përbëhet nga më shumë se 30 mijë guaca natyrore dhe ka një sipërfaqe prej 33 metrash katrorë.

Ai ka shkruar se mbledhja, pastrimi dhe përzgjedhja e guacave kishin nisur në shtator të vitit 2007 dhe kishin përfunduar në maj të vitit 2026, pas më shumë se 19 vjetësh punë.

Sipas tij, të gjitha guacat janë të të njëjtit lloj dhe janë përdorur pa asnjë ndryshim në ngjyrë apo formë. Mozaiku, siç e përshkruan autori, paraqet një grua, një nënë dhe një shpirt të madh.

Përplasjet për vendosjen e mozaikut nisën të premten, kur Komuna e Prishtinës tentoi ta vendoste atë në fasadën e objektit ku ndodhet Ministria e Ekonomisë.

Komuna kishte marrë pëlqimin e Kuvendit Komunal për vendosjen e veprës, por Ministria kundërshtoi ndërhyrjen, duke pretenduar se objekti nuk është në pronësi dhe as në menaxhim të Komunës së Prishtinës dhe se nuk ishte marrë autorizimi paraprak nga institucionet përgjegjëse.

Situata u tensionua të shtunën, kur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me zyrtarë komunalë, u përballën me Policinë e Kosovës, pasi kjo e fundit ndërhyri për të ndaluar punimet.

Rama kundërshtoi ndërhyrjen, duke pretenduar se Komuna i kishte të gjitha lejet dhe se fasadat e hapësirave publike janë në kompetencë të pushtetit lokal. Ai kërkoi nga Policia të sqarojë se kush e kishte urdhëruar ndalimin e punimeve dhe nëse kishte pasur presion politik.

Ndërkohë, Prokuroria e Shtetit vendosi që punimet të mos vazhdonin deri në një vendim të gjykatës, për shkak të kontestit mes Komunës dhe institucioneve qendrore.

Pas pezullimit të punimeve në lokacionin fillestar, Komuna e Prishtinës gjeti një vend tjetër për mozaikun. Të dielën, Përparim Rama njoftoi se vepra ishte vendosur në një lokacion të ri në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Për realizimin e projektit, Komuna e Prishtinës kishte ndarë 15 mijë euro. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Balla reagon ndaj Shehajt mbi gjendjen e protestuesit: Nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën

Balla reagon ndaj Shehajt mbi gjendjen e protestuesit: Nuk është në koma dhe as në rrezik për jetën

Nicole Scherzinger ndahet nga i fejuari pas shtatë vitesh lidhje – arsyeja ngjan me ndarjen nga Lewis Hamilton

Nicole Scherzinger ndahet nga i fejuari pas shtatë vitesh lidhje – arsyeja ngjan me ndarjen nga Lewis Hamilton

Bora mbulon rrugët drejt kufijve, në këto dy magjistrale qarkullimi bëhet me vështirësi

Bora mbulon rrugët drejt kufijve, në këto dy magjistrale qarkullimi bëhet me vështirësi