Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:55, në Leposaviq.
Tutje thuhet se gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka bërë nxjerrjen e dokumenteve zyrtare të Republikës së Kosovës që ndërlidhen me regjistrimin civil. Gjatë kontrollit në kioskën e të dyshuarit si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: pajisje elektronike dhe dokumente të ndryshme”, thuhet në raport.
Ndërkaq, lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/




