Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme sot nuk do të ekzistonin, po të mos ia ndaloja Iranit sigurimin e armës bërthamore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pretenduar se Izraeli dhe e gjithë Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin sot, nëse ai nuk do ta kishte ndaluar Iranin të siguronte armë bërthamore.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, Trump ka deklaruar se ndërhyrja e tij e kishte parandaluar një skenar të tillë, duke pretenduar se këtë e dinë të gjithë, pavarësisht se nuk e thonë publikisht.

“Izraeli dhe, në fakt, e tërë Lindja e Mesme, nuk do të ekzistonin sot, nëse unë nuk do t’ia ndaloja Iranit pasjen e një arme bërthamore. Askush nuk dëshiron që ta thotë këtë, por të gjithë e dinë se është e vërtetë”, shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata e tij vjen në kohën kur, të mërkurën, Trump pranoi se lufta e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit kishte ndikuar në humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, ku demokratët morën kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Megjithatë, pavarësisht humbjes së republikanëve në zgjedhjet e së martës dhe premtimit të tij gjatë fushatës presidenciale se nuk do të niste luftëra të reja, Trump ka mbrojtur vendimin për sulmin ndaj Iranit.

“Unë e bëra gjënë e duhur. Do ta kisha bërë përsëri”, tha ai në një intervistë për gazetën amerikane “The Wall Street Journal”.

Lufta, e cila tashmë ka hyrë në muajin e nëntë, nuk ka gëzuar mbështetjen e një pjese të madhe të amerikanëve që nga fillimi. Gjatë fushatës zgjedhore, kandidatët e Partisë Demokratike e fajësuan konfliktin për rritjen e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Trump ka ndryshuar vazhdimisht afatet dhe objektivat e përcaktuara për luftën, duke kërcënuar herë pas here me intensifikimin e sulmeve ushtarake, por edhe duke deklaruar se mund t’i japë fund konfliktit në çdo moment.

Në anën tjetër, rezultati i zgjedhjeve amerikane është mirëpritur në Iran. Kryetari i Kuvendit të këtij vendi, Mohammad Baqer Qalibaf, ka reaguar të mërkurën përmes një postimi në rrjetin social X.

“Amerikanët i thanë jo luftës dhe ne e mbështesim këtë mesazh”, shkroi ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Në Opterushë të Rahovecit përkujtohet 28 vjetori i dëshmorëve të rënë të UÇK-së

Në Opterushë të Rahovecit përkujtohet 28 vjetori i dëshmorëve të rënë të UÇK-së

“E keni tepruar”- Opinionistja Rudina me kritika për Nichin dhe Akilin

“E keni tepruar”- Opinionistja Rudina me kritika për Nichin dhe Akilin

Nichi kritikon lojën e banorëve, përfshin edhe Akilin (VIDEO)

Nichi kritikon lojën e banorëve, përfshin edhe Akilin (VIDEO)