Tronditëse në Kaçanik, 13-vjeçarja përfundon në QKUK pas një rasti të dyshuar dhunimi – arrestohet 16-vjeçari që e njohu në rrjete sociale

Një vajzë 13-vjeçare nga Kaçaniku ka përfunduar në QKUK në gjendje jo të mirë shëndetësore, pas një rasti të rëndë që po hetohet si dhunim. Për rastin është arrestuar një 16-vjeçar, i cili, sipas deklarimit të tij para hetuesve, ishte njohur me të miturën përmes rrjeteve sociale disa muaj më parë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja është raportuar të mërkurën, më 11 nëntor, rreth orës 16:00, ndërsa incidenti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, në territorin e Kaçanikut.

Pas pranimit të informacionit, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendngjarje, ku kanë siguruar hapësirën dhe kanë nisur ekzaminimet.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, 13-vjeçarja fillimisht është dërguar në Emergjencën e Kaçanikut, më pas në Ferizaj dhe prej aty është transferuar në QKUK në Prishtinë, ku po trajtohet nga mjekët.

Ndërkohë, Policia ka arrestuar të dyshuarin, një 16-vjeçar, i cili është intervistuar në prani të nënës dhe avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se ishte njohur me vajzën në rrjete sociale disa muaj më parë dhe se ditën e ngjarjes kishin pasur marrëdhënie seksuale.

Gjendja shëndetësore e vajzës nuk ka mundësuar ende intervistimin e saj, ndërsa deklarimi pritet të merret nga Prokuroria për të Mitur.

Në vendngjarje kanë kryer ekzaminime edhe ekspertët e forenzikës, ndërsa me vendim të Prokurorisë, 16-vjeçari është ndaluar për 24 orë.

Rasti po hetohet për veprën penale “Dhunimi”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

As urdhri i Gjykatës nuk e ndali – 46-vjeçari nga Kamenica shkel vazhdimisht masën mbrojtëse, e tradhton monitorimi elektronik dhe përfundon në pranga

As urdhri i Gjykatës nuk e ndali – 46-vjeçari nga Kamenica shkel vazhdimisht masën mbrojtëse, e tradhton monitorimi elektronik dhe përfundon në pranga

Ekskluzive | Policia bastis shtëpinë e 20-vjeçarit në Gjakovë, gjen 24 qese me marihuanë të gatshme për shitje – ky është i arrestuari

Ekskluzive | Policia bastis shtëpinë e 20-vjeçarit në Gjakovë, gjen 24 qese me marihuanë të gatshme për shitje – ky është i arrestuari

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime

Videoja e të shtënave me armë çon Policinë te dy të rinj në Prishtinë – këta janë të dyshuarit që përfunduan nën hetime