“Trilogji kosovare në dy pjesë”, premierë në Teatrin e Prizrenit

“Trilogji kosovare në dy pjesë”, premierë në Teatrin e Prizrenit

“Trilogji kosovare në dy pjesë”, premierë në Teatrin e Prizrenit

Një vështrim kritik mbi historinë bashkëkohore evropiane, pushtetin dhe mekanizmat e përjashtimit vjen nesër në skenën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren, përmes shfaqjes teatrore “Trilogji kosovare në dy pjesë”.

Sponsor 3M Express

Me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, shfaqja trajton raportet mes atyre që ushtrojnë pushtetin dhe atyre që presin të pranohen e të fitojnë njohje dhe vlerësim. Përmes një universi skenik që ndërthur satirën, muzikën dhe absurditetin, vepra sfidon mënyrën se si ndërtohen hierarkitë, përcaktohen mekanizmat e përjashtimit dhe zhvillohet gara për pranim në një realitet të dominuar nga raportet e pabarabarta të pushtetit.

Në këtë produksion interpretojnë aktorët: Adrian Morina, Semira Latifi, Ernest Malazogu dhe Shpëtim Selmani, ndërsa pjesë e shfaqjes janë edhe këngëtarët Neil Ruçi, Çune Basho dhe Agim Ramaj.

“Trilogji kosovare në dy pjesë” është bashkëprodhim i Qendrës Multimedia në Prishtinë dhe Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren. /KlanKosova.tv

Lexo edhe

​Komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekës po mbahet me dyer të mbyllura

​Komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekës po mbahet me dyer të mbyllura

Gjurmët e mishit të skaduar të “Apetit-it”dhe historia me kokainën- Pas Tivarit, dalin në pah parregullsi edhe në Portin e Durrësit

Gjurmët e mishit të skaduar të “Apetit-it”dhe historia me kokainën- Pas Tivarit, dalin në pah parregullsi edhe në Portin e Durrësit

15 vjet më parë vrau Diana Kastratin, sot Policia e Kosovës kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit

15 vjet më parë vrau Diana Kastratin, sot Policia e Kosovës kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit