Tri fytyra të reja në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit

Tri fytyra të reja në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit

Tri fytyra të reja në listën e Spanjës për ndeshjet e nëntorit

Jacobo Ramon, Valles dhe Marc Roca janë përfshirë për herë të parë në listën e kombëtares spanjolle, në prag të dy përballjeve të fundit të këtij viti.

Spanja më 12 nëntor do të përballet me Çekinë, ndërsa më 15 nëntor do të luajë kundër Anglisë. Këto dy ndeshje do të shërbejnë për të përmbyllur vitin 2026, të cilin spanjollët e cilësojnë si vitin e yllit të dytë.

Sponsor 3M Express

Në listën e De la Fuentes mungojnë Eric Garcia, Rodrigo dhe Dani Olmo, të cilët janë të lënduar.

Njëra prej risive më të rëndësishme është përfshirja e mbrojtësit qendror të Comos, Jacobo Ramon, i cili është shpërblyer me ftesë pas paraqitjeve të mira gjatë këtij sezoni. Ai do t’i bashkohet grupit prej katër qendërmbrojtësve, ndërsa Pubill pritet të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes.

Spanja aktualisht kryeson me 12 pikë në grup dhe tashmë e ka siguruar matematikisht kualifikimin në çerekfinale. Skuadra e De la Fuentes vjen në këto takime pas 11 fitoreve radhazi, ndërsa ka regjistruar 42 ndeshje radhazi pa humbje.

Dy përballjet e nëntorit do të përcaktojnë nëse Spanja do ta përfundojë grupin në pozitën e parë apo të dytë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Policia kërkon informacione për vendndodhjen e Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit

Policia kërkon informacione për vendndodhjen e Adnon Jasharit, i akuzuar për vrasjen e Diana Kastratit

​Komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekës po mbahet me dyer të mbyllura

​Komisioni hetimor për rastin e Arlinda Zekës po mbahet me dyer të mbyllura

Gjurmët e mishit të skaduar të “Apetit-it”dhe historia me kokainën- Pas Tivarit, dalin në pah parregullsi edhe në Portin e Durrësit

Gjurmët e mishit të skaduar të “Apetit-it”dhe historia me kokainën- Pas Tivarit, dalin në pah parregullsi edhe në Portin e Durrësit