Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se gruaja e vrarë në Vitomiricë kishte paraqitur një parashtresë më 22 tetor, përmes së cilës kishte kërkuar ndërmarrjen e veprimeve urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata kishin dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre zyrtare gjatë trajtimit të rastit të saj.

Sipas Prokurorisë, parashtresa i ishte drejtuar kryeprokurores së kësaj prokurorie dhe përfshinte pretendime për lëshime të mundshme institucionale, përfshirë edhe ekzekutimin e një vendimi gjyqësor.

Sponsor 3M Express

Pas pranimit dhe shqyrtimit të parashtresës, kryeprokurorja kishte urdhëruar regjistrimin e saj për trajtim nga prokurori kompetent, me qëllim të vlerësimit të pretendimeve në aspektin e përgjegjësisë penale për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Po ashtu, parashtresa u ishte përcjellë për trajtim urgjent institucioneve përkatëse, përfshirë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Gjykatën Themelore në Pejë, Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale, me kërkesën që të shqyrtonin pretendimet dhe të verifikonin lëshimet e mundshme apo veprimet e zyrtarëve.

Sa i përket vendimit gjyqësor për shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë, Prokuroria ka njoftuar se ai ishte ekzekutuar nga prokurorja kujdestare, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Prokuroria ka theksuar se rrethanat e rastit, përfshirë pretendimet e paraqitura nga viktima dhe veprimet e institucioneve përkatëse, do të trajtohen me seriozitet dhe profesionalizëm, në përputhje me procedurat ligjore.

Gruaja u vra të dielën mbrëma në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, i cili, sipas informacioneve të policisë, ndodhet në arrati. Viktima dyshohet se u qëllua për vdekje me sëpatë.

Rasti kishte paraprirë nga një raportim në polici për dhunë në familje, pas të cilit bashkëshorti i viktimës ishte ndaluar për 48 orë. Sipas Policisë, gruaja kishte kërkuar të kthehej në shtëpi me vullnetin e saj, ndërsa më vonë ishte gjetur pa shenja jete.

Në fund të njoftimit, Prokuroria Themelore në Pejë ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

Lista Studentore e mposhti Vuçiqin, por a do të ndryshojë politika e Serbisë ndaj Kosovës?

Inteligjenca artificiale (AI) zbulon rrezikun e vdekjes te pacientët me kancer përmes një fotografie të fytyrës

Inteligjenca artificiale (AI) zbulon rrezikun e vdekjes te pacientët me kancer përmes një fotografie të fytyrës

Humbi!

Humbi!