Trepça e shkatërron Yllin në “Minatori”, mitrovicasit regjistrojnë fitoren e pestë radhazi

Trepça e shkatërron Yllin në “Minatori”, mitrovicasit regjistrojnë fitoren e pestë radhazi

Trepça e shkatërron Yllin në “Minatori”, mitrovicasit regjistrojnë fitoren e pestë radhazi

Trepça ka vazhduar formën e shkëlqyer në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur bindshëm Golden Eagle Yllin me rezultat 100:71, në ndeshjen e fundit të xhiros së gjashtë, të zhvilluar të dielën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Sponsor 3M Express

Kampionia në fuqi e Kosovës e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 23:12. Vendasit vazhduan të dominonin edhe në çerekët e tjerë, duke e thelluar vazhdimisht epërsinë deri në 29 pikë në fund të takimit.

Ja’Cori Payne ishte ndër lojtarët më të dalluar te Trepça, me 18 pikë, pesë asistime dhe katër kërcime. Drilon Hajrizi kontribuoi me 17 pikë e tri kërcime, ndërsa James Graham e përfundoi ndeshjen me 16 pikë dhe gjashtë kërcime.

Te Golden Eagle Ylli, Khalil Shabazz ishte shënuesi më i mirë me 22 pikë, ndërsa Davonte Bandoo shtoi 19 pikë, katër asistime dhe tri kërcime. Megjithatë, skuadra mysafire pati vështirësi të mëdha përballë mitrovicasve dhe nuk arriti ta mbante ritmin e ndeshjes.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Trepçën, e cila tashmë ka bilancin prej katër fitoreve dhe dy humbjeve në kampionat. Në anën tjetër, Ylli pësoi humbjen e tretë në gjashtë ndeshje, duke mbetur me tri fitore dhe tri humbje. /Telegrafi/

Lexo edhe

EKSKLUZIVE | “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

EKSKLUZIVE | “Uroj të mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime” – letra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej

Vritet një grua në Vitomericë të Pejës, dyshohet se u godit me mjet të fortë

Vritet një grua në Vitomericë të Pejës, dyshohet se u godit me mjet të fortë

Gruaja gjendet pa shenja jete në shtëpi në Vitomiricë, kunati i dyshuar për vrasjen ndodhet në arrati

Gruaja gjendet pa shenja jete në shtëpi në Vitomiricë, kunati i dyshuar për vrasjen ndodhet në arrati