Të dyja skuadrat do të luajnë para tifozëve vendas, duke synuar paraqitje sa më të mira dhe rezultate pozitive në këtë garë evropiane.
Kampionia e Kosovës, Trepça, do të përballet me skuadrën kroate Split, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 18:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Mitrovicasit synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e terrenit vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të arritur një tjetër rezultat pozitiv në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, Bashkimi do të jetë nikoqir i skuadrës angleze Manchester Basketball, në përballjen që fillon nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Prizrenasit do të kërkojnë një paraqitje të mirë përballë kundërshtarit anglez, me synimin për të shënuar fitore para publikut të tyre.
Pjesëmarrja e Trepçës dhe Bashkimit në FIBA Europe Cup është e rëndësishme për përfaqësimin e basketbollit kosovar në garat ndërkombëtare, duke u dhënë klubeve mundësinë të matin forcat me skuadra nga vende të ndryshme të Evropës.
Burimi: RTKLive





