Tre vjet burgim për tentimvrasje me armë zyrtare – “Knaqësi t’ju kem afër n’kto ditë”, shkruan polici Korab Pepaj

Zyrtari policor Korab Pepaj ka publikuar një mesazh për familjarët dhe miqtë, dy ditë pasi Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi në rigjykim me tre vjet burgim për vrasje në tentativë ndaj Milan Jovanoviqit.

Sponsor 3M Express

“Familjarë e miq, knaqësi t’ju kem afër n’kto ditë”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook nga profili “Koki Pepa”. Në postim nuk përmendet aktgjykimi. Disa komentues i kanë shprehur mbështetje Pepajt.

Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, aktgjykimi u shpall më 13 nëntor 2026. Gjykata i shqiptoi Pepajt të njëjtin dënim si në gjykimin e parë, pasi Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Rasti lidhet me plagosjen e Jovanoviqit më 10 prill 2023 pranë pikës së kontrollit policor te Ura e Bistricës, në rrugën Leposaviq–Mitrovicë. Sipas aktakuzës, Pepaj qëlloi dy herë me armën zyrtare drejt automjetit të Jovanoviqit, pasi ky i fundit, sipas Prokurorisë, nuk iu bind urdhrit për t’u ndalur. Jovanoviqi u plagos në krahun e djathtë.

Mbrojtja e Pepajt ka kundërshtuar se ishte provuar qëllimi për ta vrarë Jovanoviqin. Aktgjykimi i shpallur në rigjykim mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

Një 47-vjeçar nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Mal të Zi

Kurti përmbledh vizitat në Francë dhe Irlandë, tregon takimet me liderë evropianë

Kurti përmbledh vizitat në Francë dhe Irlandë, tregon takimet me liderë evropianë

Hajnat ia mësyjnë shtëpisë së aktorit të famshëm Chris Hemsworth në Australi – i vjedhin tri vetura

Hajnat ia mësyjnë shtëpisë së aktorit të famshëm Chris Hemsworth në Australi – i vjedhin tri vetura