Tre të dyshuar për vjedhje të rëndë arrestohen në Skenderaj, u konfiskohet edhe një pistoletë

Tre të dyshuar për vjedhje të rëndë arrestohen në Skenderaj, u konfiskohet edhe një pistoletë

Tre të dyshuar për vjedhje të rëndë arrestohen në Skenderaj, u konfiskohet edhe një pistoletë

Tre persona janë arrestuar në fshatin Ticë të Skenderajt, nën dyshimin për vjedhje të rëndë.

Sponsor 3M Express

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 00:30, kur të dyshuarit janë takuar me një veturë, në të cilën kishin ngarkuar gjësende të ndryshme që dyshohet se i kishin vjedhur nga një lokal, transmeton Klankosova.tv.

Në mesin e gjësendeve të gjetura kishte cigare, motosharrë, maska, kapela, orë dore, sëpatë, çekan, si dhe para të metalta dhe të letrës.

Gjatë kontrollit, te të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me karikator dhe gjashtë fishekë.

Në konsultim me prokurorin, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë, i mitur, i është dorëzuar Stacionit Policor në Malishevë, pasi ishte liruar me kusht për dy vjet për raste të vjedhjeve.

VJEDHJE E RËNDË – Fsh. Ticë, Skenderaj  26.10.2026 – 00:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjtit janë takuar me një veturë në të cilën kishin pasur të ngarkuar gjësende të ndryshme si: cigare, motosharrë, maska, kapela, orë dore, sëpatë, çekan, para të metalta dhe të letrës që dyshohet se i kanë vjedhur nga një lokal. Te të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Në konsultim me prokurorin, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë (i mitur) i është dorëzuar Stacionit Policor Malishevë pasi i njëjti ishte liruar me kusht për dy vite për raste të vjedhjeve.

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Tre të dyshuar për vjedhje të rëndë arrestohen në Skenderaj, u konfiskohet edhe një pistoletë | Momenti