Tre shqiptarë arrestohen në Torino, në banesën e tyre gjenden rreth tre kilogramë kokainë dhe një armë

Tre shtetas shqiptarë, të moshës 25, 29 dhe 31 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Shtetit në Torino të Italisë, nën dyshimin për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tyre.

Sponsor 3M Express

Në apartamentin në lagjen Nizza-Millefonti, ku jetonin tre shqiptarët me qëndrim të paligjshëm në Itali, oficerët e policisë gjetën 2.8 kilogramë kokainë, të fshehur në një çantë shpine brenda dollapit të dhomës së gjumit, si dhe 105 gramë të tjerë kokainë.

Gjatë kontrollit u gjet edhe një pistoletë e vjedhur, me karikator dhe pesë fishekë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Gjithashtu, policia sekuestroi një kallëp të punuar në shtëpi, që me shumë gjasë përdorej për ngjeshjen e drogës, një peshore precize, materiale të ndryshme paketimi, një thikë kuzhine dhe afro 3 mijë euro para të gatshme, të cilat oficerët dyshojnë se janë të ardhura nga trafiku i drogës, transmeton Telegrafi.

Operacioni u nxit nga një punë hetimore-informative e kryer nga oficerët e stacionit policor Barriera Milano, të cilët identifikuan vendndodhjen duke vëzhguar lëvizjet e njërit prej tre burrave, të cilët ishin të lidhur me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, njëri prej tyre, pasi ishte larguar nga një klub në lagjen Nizza-Millefonti, po udhëtonte me një veturë me qira dhe kryente dërgesa të dyshimta./Telegrafi/

Lexo edhe

Policia kontrollon 102 lokale e qendra masazhi në Kosovë, mbyllen 15 prej tyre dhe arrestohen tetë persona

Policia kontrollon 102 lokale e qendra masazhi në Kosovë, mbyllen 15 prej tyre dhe arrestohen tetë persona

​ ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

​ ZKA nis auditimin e furnizimit me ujë të pijshëm

Policia kontrollon 102 lokale në Kosovë, mbyllen 15 prej tyre – arrestohen tetë persona për prostitucion

Policia kontrollon 102 lokale në Kosovë, mbyllen 15 prej tyre – arrestohen tetë persona për prostitucion