Tre shqiptarë arrestohen në Spanjë, dyshohen për rreth 20 grabitje në vila luksoze

Tre shqiptarë arrestohen në Spanjë, dyshohen për rreth 20 grabitje në vila luksoze

Tre shqiptarë arrestohen në Spanjë, dyshohen për rreth 20 grabitje në vila luksoze

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar në Spanjë, nën dyshimin se ishin pjesë e një grupi kriminal që kryente grabitje në vila dhe banesa luksoze në rajonin e Galicisë.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave spanjolle, përfshirë “La Región”, të arrestuarit, të moshës 31 deri në 32 vjeç, dyshohen për rreth 20 grabitje në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Ziralla”. Sipas hetimeve, grupi vepronte kryesisht gjatë natës, duke përzgjedhur paraprakisht banesa dhe vila në zona të qeta rezidenciale.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është mënyra e shpejtë e veprimit. Sipas gazetës “La Región”, të dyshuarit arrinin të përfundonin një grabitje brenda vetëm 10 minutash.

Sipas TCH, pas kryerjes së grabitjeve, ata dyshohet se fshiheshin në një kamp me çadra, të ngritur në një zonë malore të vështirë për t’u arritur në provincën Pontevedra.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti pesë automjete që dyshohet se përdoreshin për grabitje, mjete të ndryshme, veshje të errëta, maska, si dhe targa të automjeteve që dyshohet se ndërroheshin për të shmangur identifikimin.

Po ashtu, u sekuestruan bizhuteri të vjedhura, mjete për vlerësimin e arit dhe diamanteve, si dhe më shumë se 5 mijë euro para të gatshme.

Operacioni për arrestimin e tyre përfundoi më 18 nëntor, në provincën Pontevedra. Gjatë tentimit për t’i ndaluar, të dyshuarit u përpoqën të largoheshin me shpejtësi, ndërsa automjeti i tyre u përplas me dy vetura zyrtare të Gardës Civile. Më pas, makina përfundoi në një greminë.

Të tre të dyshuarit mbetën të lënduar dhe u dërguan në spitalin universitar të Ourense për trajtim mjekësor.

Me vendim të gjykatës, ata janë dërguar në paraburgim, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rastet dhe për të identifikuar persona të tjerë të mundshëm të përfshirë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Përplasje për gjetjet e auditorit, Rrahmani akuzon Rizvanollin për keqraportim të pasurisë

Përplasje për gjetjet e auditorit, Rrahmani akuzon Rizvanollin për keqraportim të pasurisë

Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

Kryeprokurori Gashi dhe auditorja Spanca diskutojnë bashkëpunimin

33 gra të vrara që nga viti 2019, protestë në Prishtinë – kërkohet njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal

33 gra të vrara që nga viti 2019, protestë në Prishtinë – kërkohet njohja dhe kriminalizimi i femicidit në Kodin Penal