Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

Tre policë lëndohen gjatë ndërhyrjes pas incidentit mes tifozëve në Gjilan

Tre zyrtarë policorë janë lënduar të mërkurën në Gjilan, pas ndërhyrjes për të parandaluar një përleshje fizike mes tifozëve të dy ekipeve futbollistike.

Sponsor 3M Express

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:50, jashtë stadiumit ku po zhvillohej ndeshja mes Dritës dhe Prishtinës, kur tifozët e të dyja ekipeve kanë tentuar të përleshen mes vete.

Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, policia ka ndërhyrë, me ç’rast janë lënduar tre zyrtarë policorë.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se Njësiti i Hetimeve, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Gjatë ndërhyrjes janë lënduar tre zyrtarë policorë të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan. Sipas raportit mjekësor lëndime të lehta trupor.

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, deklaroi Osmani, njofton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Raporti i KE-së, Kurti: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit

Raporti i KE-së, Kurti: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit

Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave

Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave

Kos thotë se BE-ja po dialogon me Qeverinë për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kos thotë se BE-ja po dialogon me Qeverinë për ndryshimet në Ligjin për Specialen