Tre persona të maskuar grabisin një objekt në Magure të Lipjanit, njëri kërcënon sigurimin me armë

Tre persona të maskuar grabisin një objekt në Magure të Lipjanit, njëri kërcënon sigurimin me armë

Tre persona të maskuar grabisin një objekt në Magure të Lipjanit, njëri kërcënon sigurimin me armë

Sponsor 3M Express

Tre persona të maskuar dhe me dorëza kanë hyrë në një objekt në fshatin Magure të Lipjanit, ku njëri prej tyre e ka kërcënuar me armë zjarri punëtorin e sigurimit.

Rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 02:11, kur punëtori i sigurimit, mashkull kosovar, ka njoftuar Policinë se gjatë punës kishte vërejtur tre persona të dyshuar, të cilët kishin maska dhe dorëza.

Sipas raportit të Policisë, njëri nga personat e dyshuar kishte një pistoletë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar punëtorit të sigurimit, duke i kërkuar që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Grabitje”.

Deri më tani, në raportin policor nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave të dyshuar, nëse nga objekti është vjedhur ndonjë pasuri apo nëse ka persona të arrestuar.

Rasti mbetet nën hetime nga organet kompetente. /Telegrafi/

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Tre persona të maskuar grabisin një objekt në Magure të Lipjanit, njëri kërcënon sigurimin me armë | Momenti