Tre në dhjetë prindër e ridekorojnë fshehurazi bredhin pasi fëmijët shkojnë në gjumë

Tre në dhjetë prindër e ridekorojnë fshehurazi bredhin pasi fëmijët shkojnë në gjumë

Tre në dhjetë prindër e ridekorojnë fshehurazi bredhin pasi fëmijët shkojnë në gjumë

Tre në dhjetë prindër e ridekorojnë fshehurazi bredhin e Vitit të Ri pasi fëmijët shkojnë në gjumë, për shkak se nuk janë të kënaqur me mënyrën se si e kanë zbukuruar të vegjlit.

Sponsor 3M Express

Sipas një studimi të realizuar në Britani, 30 për qind e prindërve pranojnë se e rregullojnë përsëri bredhin gjatë natës, ndërsa 45 për qind thonë se i zhvendosin zbukurimet e vendosura nga fëmijët. Madje, 15 për qind i largojnë ato krejtësisht, sepse nuk përshtaten me pamjen që dëshirojnë.

Studimi, i realizuar me 2 mijë prindër, tregon se 25 për qind këmbëngulin në një skemë të caktuar ngjyrash, ndërsa 18 për qind nuk e duan fare lametën në bredh, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Ndikim në këtë presion ka edhe rrjetet sociale, pasi 67 për qind e prindërve pranojnë se Instagrami dhe platformat e tjera i kanë shtyrë të krijojnë një bredh sa më të përsosur.

Megjithatë, psikologia klinike Becky Spelman paralajmëron se ndryshimi i zbukurimeve të vendosura nga fëmijët mund t’i bëjë ata të ndihen sikur përpjekjet e tyre nuk janë mjaftueshëm të mira.

Sipas saj, zbukurimi i bredhit për fëmijët është një mënyrë për të shprehur imagjinatën dhe kreativitetin, ndaj prindërit duhet t’ua vlerësojnë kontributin, edhe nëse rezultati nuk është i përsosur.

Lexo edhe

Jorge Jesus pranon epërsinë e Danimarkës: Nuk na lejuan të luanim

Jorge Jesus pranon epërsinë e Danimarkës: Nuk na lejuan të luanim

“E pafytyrë, lojtare e fëlliqtë”,  Liki harron pëlqimin ndaj Norës, debatojnë me tone të larta

“E pafytyrë, lojtare e fëlliqtë”, Liki harron pëlqimin ndaj Norës, debatojnë me tone të larta

Me vetëm 4 kapituj të mbyllur, BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë

Me vetëm 4 kapituj të mbyllur, BE propozon nisjen e hartimit të Traktatit të Anëtarësimit për Shqipërinë