Tre muaj nga vdekja e policit Altin Kryeziu, avokati Besnik Berisha merr përsipër përfaqësimin juridik të familjes

Po bëhen gati tre muaj nga humbja tragjike e jetës së policit të ri, Altin Kryeziu, i cili u godit nga një automjet derisa po kryente detyrën e tij zyrtare. Në këtë periudhë pritjeje dhe dhimbjeje, familja Kryeziu ka vendosur t’ia besojë përfaqësimin juridik avokatit të njohur, Besnik Berisha, në përpjekjen e tyre për të zbardhur të plotë të vërtetën rreth rrethanave të vdekjes së djalit të tyre.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, avokati Berisha ka bërë të ditur se e ka pranuar këtë angazhim me nder të veçantë dhe me një ndjenjë të thellë përgjegjësie, duke theksuar se pas kësaj çështjeje nuk qëndron thjesht një betejë ligjore, por dhimbja e prindërve që nuk do ta shohin më djalin t’u kthehet në shtëpi.

“Familjes Kryeziu nuk mund t’i premtoj ate qe i takon drejtesise ta vendose. Por i jap fjalen se do te bej gjithcka qe lejon ligji dhe kerkon ndergjegjja ime profesionale, qe asnje rrethane me rendesi te mos mbetet pa u sqaruar, asnje prove relevante pa u shqyrtuar dhe asnje pergjegjesi e mbeshtetur ne ligj e ne prova pa u kerkuar”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka vënë në dukje se ndonëse Altini, i cili ndoqi rrugën e babait të tij duke i shërbyer vendit me uniformë, u përcoll me nderime të larta shtetërore, respekti nuk mjafton kur familja ka ende pyetje për mënyrën se si ai humbi jetën. Sipas tij, dinjiteti i shtetit provohet pikërisht nga drejtësia që garanton kur jeta e një zyrtari shuhet në krye të detyrës.

“Nuk mund ta ndryshojmë atë që ka ndodhur, por kemi përgjegjësinë të mos lejojmë që koha ta zëvendësojë të vërtetën, as heshtja ta zëvendësojë drejtësinë”, ka shtuar avokati, duke premtuar përkushtim të palëkundur derisa të shteren të gjitha mundësitë ligjore për të vënë drejtësinë në vend.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kështu do të startojë Shqipëria kundër Bjellorusisë

Kështu do të startojë Shqipëria kundër Bjellorusisë

Jorge Jesus pranon epërsinë e Danimarkës: Nuk na lejuan të luanim

Jorge Jesus pranon epërsinë e Danimarkës: Nuk na lejuan të luanim

“E pafytyrë, lojtare e fëlliqtë”,  Liki harron pëlqimin ndaj Norës, debatojnë me tone të larta

“E pafytyrë, lojtare e fëlliqtë”, Liki harron pëlqimin ndaj Norës, debatojnë me tone të larta