Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon

Ndeshja mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Francë.

Sponsor 3M Express

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, duke përjashtuar mundësinë e shtyrjes së takimit.

“Shtyrja e ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Barcelonës nuk është në shqyrtim. Edhe ndeshjet e tjera që mund të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kampionëve nuk janë në rrezik”, ka deklaruar Nunez.

Përballja do të luhet në stadiumin “Parc des Princes”, në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës. Të dyja skuadrat kanë regjistruar nga dy fitore në dy ndeshjet e para.

Barcelona për këtë takim do të ketë mungesa në repartin defensiv, ndërsa PSG-ja nuk do të mund të llogarisë në mbrojtësin Nuno Mendes.

Konfirmimi i ministrit francez ka larguar mundësinë e shtyrjes së ndeshjes, me përgatitjet e të dyja skuadrave që vazhdojnë sipas planit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Trazirat në Francë nuk e shtyjnë duelin PSG–Barcelon | Momenti