Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Prishtinë, ku një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Dyshimet e para janë për vetëvrasje, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vdekjes, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, personi që ka humbur jetën është Betim Hashani, rreth 47 vjeç.
Ngjarja është raportuar më 26 nëntor, rreth orës 09:30 të mëngjesit, në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.
Hashani është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit, ndërsa dyshimet fillestare janë se ai mund t’i ketë dhënë fund jetës.
Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve policore, ekspertët e forenzikës, ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Betim Hashanit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





